15:15 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zelanda e Re heq pothuajse të gjitha kufizimet e koronavirusit

Vendi ka hequr të gjitha kufizimet ndaj koronavirusit, por ende vazhdon t’i mbajë të mbyllur kufijtë ndërkombëtarë.

Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern njoftoi sot se në vend nuk ka asnjë rast aktiv.

Zelanda e Re për 17 ditët e fundit nuk ka raportuar asnjë rast pozitiv.

Askush nuk ka marrë trajtim në spital për virusin në 12 ditët e fundit, dhe rasti i fundit i përhapjes së Covid-19 ka ndodhur 40 ditë më parë./Indeksonline/