19:25 / E Martë, 27 Shtator 2022 / k.v

​Zelensky bisedon me Stoltenberg për mbështetje të mëtejshme

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për mbështetjen e mëtejshme të vendeve anëtare të Aleancës për forcat e armatosura ukrainase.

Zelensky falënderoi Stoltenberg për dënimin e referendumeve në rajonet separatiste DNR, LNR, Zaporozhzhia dhe Kherson, të cilat Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i quajnë të paligjshme.

“Ne diskutuam zhvillimet aktuale në fushën e betejës dhe mbështetjen e mëtejshme të shteteve anëtare të Aleancës për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, shkroi Zelensky.