23:20 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / AR

Zelensky: Më shumë se 50 sulme me raketa të kryera nga Rusia

Rusia ka kryer 56 sulme me raketa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit pesë ditë më parë, tha presidenti ukrainas.

Volodymyr Zelenskyy shtoi se Rusia ka dërguar gjithashtu 113 raketa (Cruise missile).

Më herët gjatë ditës së sotme, dhjetëra njerëz u vranë dhe qindra u plagosën pas sulmeve me raketa në Kharkiv.

Duke reaguar ndaj “bombardimeve”, Zelenskyy tha se tani është koha për të konsideruar një zonë të ndaluar fluturimi për raketat, avionët dhe helikopterët rusë.