14:50 / E Enjte, 04 Maj 2023 / B O

Zelensky në Hagë: Së shpejti do ua sjell Putinin këtu

“Të gjithë duan të shohin Putin në Hagë”. Kështu e ka nisur fjalimin e tij presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky, të mbajtur sot në Hagë, duke iu referuar krimeve të luftës për të cilat është akuzuar presidenti rus.

“Putin meriton të dënohet dhe të dalë para gjykatës së Hagës“, theksoi presidenti ukrainas, duke bërë të ditur gjithashtu se kjo do të ndodhë kur Ukraina të fitojë kundër Rusisë.

Zelensky tha se në këtë luftë është në rrezik më shumë se fati i një vendi, duke shtuar se ne “nuk mund të ndalojmë luftërat e agresionit, por mund ta mposhtim agresionin si një ide kriminale që buron nga mendësia e dikujt që është mësuar të mos ndëshkohet”.

“Një paqe e qëndrueshme pas fitores arrihet me asgjë tjetër veç forcës së vlerave,” shton ai.