20:35 / E Premte, 24 Shkurt 2023 / MSH

Zelensky planifikon takim me Xi Jinping

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se planifikon të takojë liderin kinez Xi Jinping.

Ai nuk tha se kur mund të zhvillohet një takim i tillë, shkruan Skynews.

“Kam në plan të takoj Xi Jinping dhe besoj se kjo do të jetë e dobishme për vendet tona dhe për sigurinë në botë”, tha ai në një konferencë shtypi.

Kina ka lidhje të ngushta me Rusinë, por ka synuar të paraqitet si një ndërmjetës i mundshëm i paqes në ditët e fundit – dhe sot ka paraqitur një “plan paqeje” prej 12 pikash.

Presidenti ukrainas tha se interesi i Kinës për paqen nuk ishte “i keq”.

“Kina ka treguar mendimet e saj. Unë besoj se fakti që Kina filloi të flasë për Ukrainën nuk është keq”, tha ai.