20:10 / E Diele, 13 Mars 2022 / AR

Zelensky u bën thirrje tri kompanive të mëdha të ndalojnë së operuari në Rusi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje tri kompanive të mëdha, që të ndalojnë së operuari në Rusi.

Bëhet fjalë për kompanitë Microsoft, Oracle dhe SAP, transmeton Indeksonline.

Zelensky thotë se nuk ka vendime të përgjysmuara, por ka vetëm “bardh e zi”.

“Tani nuk mund të ketë vendime ‘gjysmë’! Ka vetëm bardh e zi, të mirë apo të keqe! Ju ose jeni për paqen ose mbështesni agresorin gjakatar rus për të vrarë fëmijë dhe gra ukrainase. @Microsoft @Oracle @SAP, ndaloni mbështetjen e produkteve tuaja në Rusi, ndaloni luftën!”, ka shkruar ai në Twitter./Indeksonline/