11:32 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Zemaj kërkon të mbështetet kërkesa e deputetës Deliu lidhur me barnat për fibrozën cistike

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka mbështetur kërkesën e deputetes së PDK-së e cila javë më parë në seancën e Kuvendit ka kërkuar mbështetje për personat e prekur me firbrozë cistike.

Zemaj ka thënë se barnat për trajtimin e kësaj sëmundje kanë kosto të lartë dhe është e papërballueshme për familjet duke marrë parasysh kushtet ekonomike.

“Deri më parë nuk kam dëgjuar, derisa Blerta e përmendi këtë sëmundje dhe kur u takova me familje të këtyre personave e pash që është shumë e domosdoshme që të mbështetet kërkesa e saj. Të ndihmohen familjet e këtyre personave, të lehtësohet trajtimi i kësaj sëmundje, duke i futur barnat e tyre në listën e barnave esenciale. Njëherit do të ishte obligim i Ministrisë së Shëndetësisë që të rregulloj këtë çështje, meqë është duke shqyrtuar listën esenciale, të fut edhe barnat e fibrozës cistike, të merren në konsideratë këta persona. Për shkak të gjendjes ekonomike dhe kostos së lartë të barnave, është vështirë e përballueshme për ta” ka thënë Zemaj./Indeksonline/

Deliu-Kodra: Të krijohen lehtësi për trajtimin e fëmijëve me fibrozë cistike