17:09 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Do të vazhdojë ashpërsimi i masave, s’lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohet jeta dhe ekonomia e të gjithëve

Pas raportimit të Indeksonline për mos-respektim të masave të vendosura anti-COVID, sot në Aeroportin e Prishtinës u vërejt se shteti tashmë po ndërmerr masa.

Anipse ditë vikendi, e diele në hapësirat e aeroportit u pa vetë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

E pas kësaj, Zemaj deklaroi se ishte aty bashkë me inspektorët dhe drejtuesit e Policisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Madje ai tha se inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafiteri, ku janë gjobitur dhe mbyllur të gjitha bizneset që nuk i respektuan masat anti-COVID, transmeton Indeksonline.

Zemaj deklaroi se ashpërsimi i masave do të vazhdojë.

Njoftimi i plotë:

Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të Policisë së Kosovës, sot kam vizituar Aeroportin e Prishtinës!

Ndërkohë, inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.

Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë!

Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve!

#QeveriaHoti