13:20 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Përdoreni manualin, maskat dhe mbajeni distancën, janë armë të thjeshta, por shpëtojnë jetë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se Manuali për mbrojtje nga përhapja e pandemisë COVID-19 ka rekomandimet të cilat janë zbatuar në faza  të mëhershme të menaxhimit të pandemisë.

“Të gjitha institucionet respektohen të zbatojnë masat  e përcaktuara në këtë manual, varësisht nga specifikat e tyre. Ministria do të ndajë këtë manual me të gjitha institucionet qendrore, dhe ato lokale e publikun e gjerë me qëllim që të përdorim të gjithë si një instrument nga përhapja e mëtejme e pandemisë COVID-19. Besojmë se zbatimi i masave të marra nga Qeveria dhe rekomandimet IKSHPK-së do të na mundësojnë të kontrollojmë shpërthimin e COVDI-19, kësisoj të gjitha pjesët e shoqërisë përfshirë bizneset dhe punëdhënësit duhet të luajnë role te tyre nëse duan të ndalojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje. Nuk guxojmë të sillemi sikur s’po ndodh asgjë dhe të shpërfillmin këtë virus që po dëmton shëndetin, mirëqenien dhe ekonominë”, tha Zemaj, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq ministri Zemaj tha se duke u rritur varfëria jemi të vetëdijshëm se një barrë të kësaj do ta bartë shëndetësia, sepse kjo do të ndikojë në rritjen e sëmundjeshmërisë.

“Kemi një mesazh të qartë: Përdoreni dhe zbatojeni manualin, maskat, mbani distancën dhe mirëmbajuni higjienës. Janë armë të thjeshta, por shpëtojnë jetë dhe na mundësojnë të kthehemi në normalitet”, përfundoi ai./Indeksonline/