14:23 / E Enjte, 06 Gusht 2020

Zemaj në Spitalin e Ferizajt: U dhuron 24 mijë maska, 2 respiratorë dhe një autoambulancë..

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar Spitalin Rajonal të Ferizajt, për të parë kapacitetet dhe nevojat e stafit mjekësor.

Me këtë rast ai ka njoftuar se dje kjo komunë është ndihmuar nga Ministria e Shëndetësisë me 24.000 maska, 900 palë veshje mbrojtëse dhe 990 dezinfektues.

Ndërsa, sot kanë dorëzuar 2 respitatorë dhe një autoambulancë.

Ky është njoftimi i Zemajt në FB:

Lufta kundër Covid-19 po intensifikohet, prandaj po angazhohemi që në çdo spital rajonal t’i rrisim kapacitetet teknike dhe humane!
Sot vizitova Spitalin Rajonal të Ferizajt, për të parë kapacitetet dhe nevojat e stafit mjekësor!

Dje, kjo komunë është ndihmuar nga Ministria e Shëndetësisë me 24.000 maska, 900 palë veshje mbrojtëse dhe 990 dezinfektues.

Ndërsa sot kemi dorëzuar 2 respiratorë dhe një autoambulancë, e cila do të lehtësojë sadopak punën e stafit mjekësor dhe do të rrisë cilësinë e shërbimeve për qytetarë.

Përveç kësaj, në konkursin për shkollim specialistik, për kandidatët nga komuna e Ferizajt janë ndarë 22 vende. Të gjithë këta specializantë do të shërbejnë në këtë komunë, duke i dalë në ndihmë kështu stafit mjekësor aktual, i cili tash e sa muaj po bën punë sublime!