11:50 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zemaj njofton nga Kuvendi, që nga sot do të rritet numri i testimeve të Covidit-19, në vend

Armend Zemaj ka thënë në Kuvendin e Kosovës se janë shpifje të gjitha fjalët se njerëz të LDK-së janë privilegjuar për të bërë testimet për Covidin-19.

Ministri i Shëndetësisë, po ashtu ka bërë të ditur se që nga sot pritet të rritet numri i testimeve në vend.

“Mos krijoni shfaqje teatrale, të cilat janë të thirrura në të pavërteta. Vjosa Osmani i ka dërguar dy lista për testime dhe të gjithë janë testuar.

Po ashtu, edhe njerëzit e kontaktit janë testuar. Nuk jemi më të privilegjuar se askush. Të gjithë testimet janë me protokoll, ku janë të shënuar edhe arsyet e testimit.

Nuk është në interes politik as publik në dezinformata. Sot, kam nënshkruar dy udhëzime administrative dhe pritet rritja e numrit të testimeve që nga sot”, ka thënë Zemaj në Kuvend./Indeksonline/