18:41 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zemaj premton mbështetje për qytetarët e Luginës për mbrojtje ndaj COVID19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një takimi me krerët e Luginës së Preshëvës , ka premtuar mbështetje mbrojtëse për qytetarët e Luginës së Preshevës, për mbrojtje nga virusi covid 19.

Në një njoftim për media, Zemaj tha se shqetësimi i qytetarëve të Luginës do të përfillet me seriozitet maksimal që përkujdesja shëndetësore në komunat e Luginës së Preshevës të mos të mungojë.

Njoftmi:

Me kryetarin e KNSh, Ragmi Mustafa, Kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, kryetaren e PVD-së, dega në Preshevë, znj. Ardita Sinani dhe bashkëpunëtorët, biseduam rreth bashkëpunimit dhe përkrahjes që Kosova mund të ofrojë për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Në takim, ceka se i kemi kushtuar kujdes kuotave të specializimeve që i kemi ndarë për mjekët e Luginës, të cilët pas specializimit, do t’u shërbejnë qytetarëve atje.

E vlerësova shumë themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, sepse, zyra do të ofroj asistencë në çështjet sociale, arsimore, kulturore dhe ekonomike.

Shqetësimi i qytetarëve të Luginës, potencova në takim, do të përfillet me seriozitet maksimal që përkujdesja shëndetësore në komunat e Luginës së Preshevës të mos të mungojë.

Po ashtu, do të ofrojmë mbështetje me mjete mbrojtëse për qytetarët e Luginës së Preshevës, për mbrojtje nga virusi covid 19.

Së bashku, për Luginën e Preshevës!