10:06 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zemaj sot në Ferizaj, ka lajme të mira për këtë qytet

Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj sot do të vizitoj Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

Me ç ‘rast do të takoj stafin menaxherial dhe mjekët e angazhuar në misionin e tyre të shenjtë për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe shëruar pacientët.

Do të bisedohet rreth shqetësimeve aktuale që ka shkaktuar Covid19, rreth infrastrukturës së spitalit, ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetaret e zonës së Ferizajt.

Në konkursin e ditëve të fundit të shpallur nga MSH për 1034 vende për shkollim specialistik, kandidatëve nga Ferizaj iu është dhënë një hapësirë e madhe dhe do të pranohen një numër i konsiderueshëm specializantësh mjekësor ferizajas.

Ministri Zemaj me këtë rast do të bëj dhurimin e respiratorëve dhe poashtu do të bëhet pranim-dorëzimi i modelit të ri të autoambulancës me të gjitha pajisjet përkatëse, që është̈ donacion nga pjesa e asistencës së BE-së për përgjigje ndaj Covid-19, e cila do të jetë në shërbim të pacientëve të Ferizajt./Indeksonline/