10:33 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Zemaj takon Bordin Këshillëdhënës për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me Bordin këshillëdhënës për luftën kundër COVIDIt-19 me të cilët ka biseduar për situatën me pandeminë në vend.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse qytetarët respektojnë masat dhe mbikëqyren në mënyrë rigoroze, atëherë lufta me COVIDIN-19 do të jetë e suksseshme.

“Gjatë takimit të sotëm me Bordin këshillëdhënës diskutuam për situatën epidemiologjike dhe sfidat me të cilat po përballemi në menaxhimin e pandemisë.

Rekomandimet e Bordit… janë qenësore, duke dëshmuar përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri.

Respektimi i masave nga qytetarët, mbikëqyrja rigoroze dhe zbatimi, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar ai.