19:42 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zemaj viziton “Shtëpinë e të Moshuave” në Suharekë, premton staf shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj dhe me kryetarin e Shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastratin, sot kanë parë nga afër punimet që po bëhet për ndërtimin e “Shtëpisë së  të Moshuarve” në Suharekë.

Zemaj me këtë rast premtoi se do të kujdeset që të siguroj staf shëndetësor për këtë Shtëpi, shkruan IndeksOnline.

Postimi:

Covid-19 po godet secilën grupmoshë, por kategoria më e ndjeshme mbetën të moshuarit. Për këtë arsye, sot e vizitova “Shtëpinë e të Moshuarve”, në komunën e Suharekës, e cila po ndërtohet si donacion nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”.

Bashkë me kryetarin e shoqatës, z.Halil Kastrati dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, i pamë nga afër punimet që zhvilloheshin. Si Ministri e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, do të kujdesemi që të sigurojmë staf shëndetësor për këtë Shtëpi të të Moshuarve!

Kujdesi ndaj kësaj kategorie të shoqërisë do të jetë i vazhdueshëm dhe i dinjitetshëm!