08:45 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Zeneli merr ofertë nga skuadra franceze

Arbër Zeneli ka shtuar vëmendjen e skuadrave evropiane me paraqitjet e tij te Heerenveen dhe me Kombëtaren e Kosovës.

Sipas “AD” 21 vjeçari i cili mbrëmë asistoi në barazimin 4-4 kundër Ajax është duke u kërkuar nga skuadra e Reims në Ligue 1, shkruan Indeksonline.

Skuadra e cila është në vendin e 10-të në kampionatin francez ka shprehur interesim për një futbollist në fazën e sulmit dhe Zeneli është i përkryeri.

Tashmë mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë kontakt mes palëve.

Kujtojmë se për Zenelin ka pasur interesim edhe nga skuadra të Serie A, Premierligës dhe Superligës turke. /IndeksOnline/