19:05 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Zeneli tregon kohën kur luante në Kosovë: Stërvitsha në 40 centimetra borë

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli ka bërë një rrëfim të gjatë në lidhje me karrierën e tij dhe sfidat që i ka pasur në këtë sport.

Përveq tjerash Zeneli ka folur edhe për lëndimin e tij, që e ka mbajtur jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Historia e Arbërit përbëhet nga dy personazhet kryesore që janë dy vëllezërit e tij.

Pavarësisht se a po binte shi apo borë, gjithmonë ishim duke luajtur futboll së bashku. Në verë ishin rreth 50 fëmijë që luanin në fushë, por në dimër, unë isha i vetmi dhe vllezërit e mij, edhe aty ku kishte 40 centimetra borë”.

Këto kujtime ishin shumë të vështira për t’u lënë. Kur pashë dy vllezërit e mijë duke qarë. Ajo më goditi me të vërtetë shumë. Unë kisha qenë rreth tyre tërë jetën. Ishte ndarja e zemrës sime. Ky ishte vendimi më i ashpër që kam marrë ndonjëherë” është deklaruar Zeneli.

Arbëri ka folur edhe për periudhën e tij në Suedi, dhe rrugët që i kishte marrë në këtë vend transmeton IndeksOnline.

Prindërit menduar që “Boras” do të ishte vendi i përsosur për ne. Unë me të vërtetë e doja vendin tim dhe isha i trishtuar për t’u larguar. Ata kishin përvoja të vështira që kur ishin emigrantë në Suedi.”.

Ata thjeshtë donin më të mirën për fëmijët e tyre dhe të na shihinin të kishin sukses në jetë. Boras ishte një mundësi e shkëlqyer për gjithë familjen. Nuk mund ta imagjinoj se sa të vështirë e kanë njerëzit nga vendet e varfëra. Kjo është aryseja pse unë jam shumë mirënjohës që kam një fëmijëri të mirë”.

Futbollisti kosovar nuk harroi të flas as për ëndrrat e tij duke thënë “Unë gjithmonë kam pasur ëndërr të luaj në skenën më të madhe”.

Kurse për fillimet e karrierës së tij ai tregoi “Kur patëm stërvitje , shokët e mij të skuadrës nuk donin të luanin kundër meje, ata donin të ishin në ekipin tim”.

Zeneli foli edhe për kombëtaren duke treguar se ka bërë zgjedhjen më të mirë “Kur erdhi Kosova, unë duhej të bëjë një zgjedhje dhe unë zgjodha zemrën time. Së pari unë duhej të mendoja për veten time dhe së dyti nëse ekipi u21 i Suedisë nuk më jipnin mundësi, si do të luaja për ekipin e parë ?”.

Arbëri tregoi se atë e paragjykojnë dhe e mendojnë si një futbollist që dëshiron të luaj vetëm për Kosovës mirëpo ylli kosovar tha se “Njerëzit thonë se unë dua të luaj për Kosovën në kampionatin evropian, fokusi im që të aftësohem e pastaj të luaj përsëri për Reims.

Sigurisht unë dua të luaj në Euro, por gjithashtu dua të luaj për Reims dhe të tregoj mirënjohjen time për atë që kanë bërë për muaj. Atëherë shpresoj se do të jem në gjendje të mirë për ta ndihmuar ekipin kombëtar në turneun tonë të parë të madh ndërkombëtar”./Indeksonline/.