08:17 / E Diele, 28 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zeneli zgjedh numrin e ri që do ta bartë te Reims

Arbër Zeneli nga ediconi i ri do të bartë numrin 10 te skuadra Stade de Reims.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra franceze në llogarinë e tyre zyrtare.

Zeneli kishte bartur numrin 17 që prej transferimit të tij te Reims, kurse numrin 10 e trashegon nga Kaj Sierhuis.

Numrin 10 anësori kosovar e bartë edhe në fanellën e Kosovës.

Zeneli ishte transferuar një vit e gjysëm më parë në Francë nga Heerennven i Holandës.

Por që në qershorin e vitit të kaluar në ndeshjen, Mali i Zi – Kosova, e luajtur në Podgoricë, ishte lënduar duke munguar deri në shkurt të këtij viti.

Pas rikthimit, Zeneli kishte bërë një paraqitje, ku më pas ishte pandemia ajo që i pamundësojë paraqitje të mëtejshme yllit kosovar.

Gjithsesi, Zeneli do të jetë gati për Reimsin në ediconin e ri si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Evropës, kurse do të jetë ndihmes e madhe edhe për Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve.