09:07 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zenit fiton Kupën e Rusisë dhe kapiteni e then trofeun sapo e merr në duar

Branislav Ivanovic, kapiteni i Zenitit në Rusi, pati fatin e madh që mbrëmjen e sotme të ngrinte në qiell Kupën e Rusisë, një trofe shumë i bukur prej kristali.

Por, mbrojtësi serb pati edhe fatin e keq që e theu këtë kupë sapo e mori në duar.

Pjesëtarë të stafit të Zenitit mblodhën copat e thyera, ndërsa lojtarët vijuan festimet me atë që mbeti nga kupa.