14:37 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / A. M.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë V.: Burrat që janë në Hagë ishin të gatshëm ta japin jetën për Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë në raport me Gjykatën Speciale.

Grubi, duke iu referuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe të tjerave, ka thënë se ata kanë sakrifikuar jetën e tyre për Kosovën.

“Këto burra që janë në Hagë ishin të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre për Kosovën. Dhe ne duhet t’i mbështetim tash ata. Unë kam punuar në Hagë në lëndët me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe luftës në Kosovë, ku kam punuar si përkthyes”, ka thënë Grubi në një konferencë të përbashkët me homologen e saj nga Kosova, Albulena Balaj-Halimaj.