09:08 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Zëvendëskryeministri Selmanaj vjen me mëngjes me një porosi për qytetarët

Shifrat në vendin tonë me të prekur me Covid-19, janë shtuar sërish në vendin tonë, shkruan IndeksOnline.

Janë saktësisht 18 mijë e 38 persona që janë infektuar në mbarë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa vetëm ditën e djeshme janë raportuar 281 raste të reja të prekura nga virusi Corona.

Pikërisht për këtë  me mëngjes zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë një mesazh për qytetarët e Kosovës duke iu kërkuar që të vendosin maskën e të mbajnë distancën.

Ai këtë e ka bërë përmes një fotografie që ka shpërndarë në faqen e tij.