10:37 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Zëvendëskryeministri uron Krishtlindjet Ortodokse

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Ka thënë se kjo ditë e shënuar lë të shërbejë për më shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin.

“Paqe, shëndet e mbarësi për të gjithë ju qytetarë të besimit ortodoks në Republikën e Kosovës”, thuhet mes tjerash në urimin e Limajt drejtuar qytetarëve të besimit ortodoks në Kosovë”, ka shkruar ai.

Urimi i Limajt:

Urime Krishtlindjet për të gjithë besimtarët ortodoks në Kosovë!

Paqe, shëndet e mbarësi për të gjithë ju qytetarë të besimit ortodoks në Republikën e Kosovës!

Le të shërbejë kjo ditë e shënuar për me shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin.

Gëzuar!. /Indeksonline/