14:56 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

Zëvëndëskryeministrja Redzepi pret në takim përfaqësuesit e komunitetit turk, i uron për festën e tyre

Me rastin e festës së 23 prillit, Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës, zëvëndëskryemnistrja e Kosovës, Emilia Redzepi ka pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit turk.

Redzepi ka thënë se shoqëria turke dhe boshnjake është gjithmonë në solidaritet dhe se luajn rol të rëndësishëm në shoqërinë kosovare.

Kryetari i Partisë Turke të Lëvizjes Novatore (YTHP), Ertan Simitçi e ka uruar zëvëndëskryeministren për detyrën e re duke i dëshiruar suksese me bindjen se do të jetë edhe në të ardhmen mbështetëse e komuniteteve në Kosovë./Indeksonline/