22:01 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zëvendësministri Anton Berisha: Thaçi nuk ndau asnjë dekoratë për shqiptarët katolikë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka reaguar ndaj dekorimeve që po i bën presidenti Hashim Thaçi, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Berisha në një status në Facebook ka thënë se Thaçi nuk e ka ndarë asnjë dekoratë për shqiptarët katolikë.

“Nga lista e gjatë e të dekoruarve të Hashim Thaçit, në përpjekjet e shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, po del që shqiptarët tradicionalë katolikë, më së buti thënë nuk paskan qenë këndej pari… të tjerat nënkuptohen.  ”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai ka thotë se këtë reagim po e bën për të evidentuar se Thaçi nuk ndau asnjë dekoratë për katolikët.

“Nga ana ime qëllimi është evidentimi!”.

Temat: