23:21 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zëvendësministri i FSK-së tregon nëse SHBA mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

Tranformi i FSK-së është preokupimi kryesor i Ministrisë së Sigurisë së Kosovës dhe një ndër prioritetet e autoriteteve të Prishtinës. Zv/ministri i Kosovës ka folur në lidhje me mbështetjen e SHBA’së për transformimin e FSK’së në ushtri.

Në këtë proces, thotë Zv/Ministri i FSK-së, Burim Ramadani, Kosova ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara si aspektin strukturor, po ashtu edhe stërvitor.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ramadani thotë se Kuvendi ka konsensus për votimin e projektligjeve të FSK-së.

Ai tha se brenda javëvë të fundit të këtij viti të votohen këto projektligje, e më pas të fillojë edhe procedura finale për tranzicionin e FSK-së.

Ramadani foli edhe për largimin e pjesëtarëve serbë nga kjo forcë për të cilën tha se është ende shqetësuese presioni i Beogradit karshi vendimit të këtyre pjesëtarëve.

 

Temat: