22:34 / E Martë, 05 Korrik 2022 / OSH

Zgjatet orari i Biblotekës së qytetit në Gjilan, deri në ora 22:00

Studentët kanë marrë përgjigjen lidhur me zgjatjen e orarit të biblotekës.

Tanimë ajo do të jetë e hapur deri në ora 22:00.

Këtë e ka bërë tê ditur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Postimi:

Kërkesat e studentëve tashmë kanë vëmendjen e merituar

⏰ Me kërkesë të studentëve, kemi zgjatur orarin e Bibliotekës së qytetit dhe ajo është e hapur nga ora 08:00 deri në ora 22:00.

✅ Rinia ka rol kyç në zhvillimin e vendit, andaj ne do vazhdojmë t’i trajtojmë me prioritet kërkesat dhe nevojat e tyre. Suksese në provime! 📚