16:23 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zgjedhet futbollisti më i mirë i La Ligas, kush tjetër…? (Foto)

Lionel Messi ka fituar dy çmime kryesore sot në ceremoninë e La Ligas.

Ylli i Barcelonës është shpallur si futbollisti më i mirë i ligës, duke marrë çmimin “Alfredo Di Stefano” për sezonin 2016/17, shkruan IndeksOnline.

Poashtu Messi mori çmimin e “Pichichit” si golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar.

Kjo është hera e katërt që lojtari i Kombëtares së Argjentinës stoliset me çmimin “Pichichi”./IndeksOnline/