19:25 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Putin fiton edhe një mandat 6 vjeçar si president i Rusisë

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve presidenciale në Rusi, Vlladimir Putin fitoi 71.97% të votave, njoftoi Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë.

Rezultatet bazohen në pak më shumë se 20% të votave të numëruara.

Kandidati i Partisë Komuniste Pavel Grudinin është i dyti me 15.90%, i treti është kreu i Partisë Liberale Demokratike të Rusisë, Vlladimir Zirinovski nga 6.96%, ndërsa vendi i katërt është presidenti televiziv dhe aktivistja politike Ksenija Sobcak, e nominuar nga Iniciativa Qytetare me 1, 39%.