18:30 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Zgjedhjet shkuan me perfeksionizëm demokratik, por edhe atëdhetarët dëshmuan kulturë dhe respekt demokratik

Mërgimtari nga Gjermania, Çerkin Tahiri, tregon për përjetimet e mrekulluara në periudhën e zgjedhjeve në Kosovë.


Në mesin e mijërave mergimtarëve për të cilët janë zgjedhjet në vendëlindje shumë të rëndësish me, ishte edhe kryepunëtori nga Gjermania Çerkin Tahiri. Zotri Çerkini shton, si edhe mërgimtarët tjerë, që me shumë kënaqësi shpenzuan kohën e tyre, mjete materiale por edhe veshtirësi të shumta udhëtimi, vetëm për të votuar personalisht në vendlindjen e tyre duke u kënaqur me rrjedhjen e rregullt, korrekte, shumë të matur dhe paqësore.


Dëshiroj ta ceku se instrument fuqiplotë i sistemit të sotëm demokratik dhe shtetëror, janë zgjedhjet, të cilat mbështesin bazën e një Shteti të pamvarur demokratik.

I uroj tërë qeveris së Republikës së Kosovës punë të mbarë dhe shume suksese në politik dhe jetë private.