19:43 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zgjerimi i rrugës Klinë – Pejë, drejt fundit

Ministria e Infrastrukturës njofton se segmenti i rrugës nacionale Klinë – Pejë, do të përmbyllet brenda muajit tetor.

Ky projekt që sipas MI-së përmbushë të gjitha standardet evropiane, është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës, që ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në një aks rrugor të frekuentuar në masë të madhe.

MI njofton se vetëm në komunën e Pejës, janë investuar rreth 6 milionë euro në infrastrukturë. Të tilla investime, MI vazhdon të implementojë, jo vetëm për Pejën, por gjithandej në komunat e Kosovës.​

 

Temat: