21:36 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zgjerohet aksioni i policisë në Karaçevë, policia bastisë shtëpitë e pronarëve të kazioneve

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po zgjerohet në Karaqevë të Kamenicës.

Tani policia po kryen bastisje në shtëpitë dhe pronat e pronarëve të kazinove ilegale.

Aksioni po zhvillohet në një perimetër të gjerë dhe deri tani në pranga kanë përfunduar disa të dyshuar.

IndeksOnline është duke përcjell nga afër aksionin e policisë në të cilin janë parë edhe zyrtarë të Inspektoratit Policor.