13:01 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zgjidhet fituesi i lotarisë amerikane, milioneri i ri mbetet anonim

Një person në Karolinën e Jugut është bërë milioner, pasi ka fituar çmimin gjigant në lotari.

Me numrat 5-28-62-65-70, personi në fjalë fitoi një shumë marramendëse, për çka aplikuan miliona njerëz, transmeton Indeksonline.

Çmimi i shumës së fituar është më i madhi që është ofruar ndonjëherë nga ndonjë llotari kudo në botë.

Por, personi që ka fituar këtë shumë do të mbes përgjithmonë anonim, pasi Karolina së bashku me shtatë shtete tjera kishin vendosur që fituesit e lotarive mos të bëhen publik asnjëherë.

Aktualisht nuk dihet se ku është blerë bileta fituese, por mundësi që të fitonit në këtë llotari ishte 1 në 302 milionë. Lotari e quajtur ‘Mega Millions’ është luajtur në 44 të ndryshme.

Lotaria e fundit u fitua më 24 korrik, ku një person nga Kalifornia fitoi 543 milionë dollarë. /Indeksonline/