21:01 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

“Zgjohen” hasjanët për taksën në Rrugën e Kombit: Qeveria do shikojë fuqinë tonë!

Një lajm nga Hasi, të prekurit nga taksa mbi rrugën e kombit, pasi Kukësi, Hasi dhe Tropoja për të vajtur në Tiranë duhet të paguajnë së paku 5 euro.

Paaftësia e shtetit për të mirëmbajtur rrugën me anë të taksave që deri tani ka vjelur përmes karburantit dhe taksës vjetore të kolaudimit, bëri që t’u dorëzohej privatëve për dhënien me koncesion të rrugës, megjithëse BE ka bërë thirrje që qeveria të ndalë dhënien me koncesione.

Një qytetar nga Hasi ka shkruar për JOQ.al:

Sot dita kur anëtaret e këshillit bashkiak Has, unanimisht pa dallime politike ,kundërshtuan taksën diskriminuese të Qeverisë mbi rrugën e kombit. Taksë, e cila persekuton e diskriminon të gjithë shqiptarët në përgjithësi, por hasjanët në veqanti.

Bashkia Has për gati 8 vjet qeveriset nga PS, sepse u bashkuam për ta thyer tabunë e vjetër të dominimit të Partisë Demokratike, por nëse qeveria na kthehet në këtë mënyrë do te shikoni se çfarë do bëhet!”

Kërkesa e firmosur nga anëtarët e Këshillit Bashkiak Has, drejtuar kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, lexon:

Nisur një njoftimi publik i ditëve të fundit për fillimin e aplikimit të taksës në Rrugën e Kombit, sot, me datë 28.03.2018, KËSHILLI I BASHKISË HAS vendos t’ju drejtohet institucioneve të Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, sa vijon më poshtë:

1.Kërkojmë anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, si taksë e padrejtë dhe diskriminuese për popullin tonë, popullin e Hasit.

2.Në rast të mosmarrjes në konsideratë, anëtarët e këshillit bashkiak do t’ju paraprijnë protestave qytetare, duke i konsideruara ato si e vetmja fomë e mbetur për realizimin e kësaj kërkese jetike.”

Temat: