09:21 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / MSH

Zhduket një 8 vjeçar në Prishtinë

Një djalë i mitur, 8 vjeçar, është zhdukur para dy ditësh në Prishtinë.

Rastin në polici e ka lajmëruar e ëma e viktimës.

Ajo ka deklaruar se, derisa ishte në pishinën e Gërmisë, i biri është larguar dhe nuk është kthyer më.

E njëjta ka pohuar se nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.