09:48 / E Diele, 02 Tetor 2022 / MSH

Zhduket një grua në Mitrovicë

Një grua është zhdukur në qytetin e Mitrovicës.

Rastin në polici e ka lajmëruar bashkëshorti i saj.

Sipas tij, gruaja ka dalë nga shtëpia më datë 30 shtator dhe nuk është kthyer ende.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.