14:16 / E Diele, 09 Dhjetor 2018

Zhduket një grua në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar për një grua të zhdukur në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në Prishtinë, ku një person ka raportuar për largimin e një grua K-Shqiptare nga shtëpia, ndërsa nuk dihet vendndodhja e saj.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar largimin e viktimës femër K-Shqiptare dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.