15:24 / E Diele, 17 Janar 2021 / OSH

Zhduket një person nga komuna e Vitisë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Një person nga fshati Debëllde i komunës së Vitisë është zhdukur.

Bëhet fjalët për Heset Rrahmanin. Familjarët kanë bërë të ditur që ai është zhdukur me 14 janar në ora 14:00, transmeton Indeksonline.

Heseti kishte shkuar për një vizitë në Shkup, ku kishte kaluar nga pika kufitare në Hanin e Elezit. Që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.

Lajmin për zhdukjen e Rrahmanit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Familjarët po kërkojnë ndihmë për gjetjen e Heset Rrahmanit./Indeksonline/