10:13 / E Premte, 10 Korrik 2020

Zhduket një shqiptar që nga 4 korriku, në Skoci

Policia skoceze është në kërkim të një 31-vjeçari shqiptar, i cili ka humbur në Paisley që nga 4 korriku.

Iren Muça, po qëndronte në Paisley dhe u pa për herë të fundit në rrugën “Christie” të qytetit rreth orës 2.30 në pasditen e së shtunës, bëjnë me dije autoritetet.

Rreshteri Megan Bryson, nga Stacioni policor në Paisley, tha se Ireni ka pak kohë që kishte shkuar në atë zonë dhe se nuk kishte pasur kontake me askënd që kur është parë për herë të fundit.

“Ne besojmë se ai ka një sasi të vogël parash me vete dhe një telefon celular. Oficerët aktualisht po kontrollojnë për ta gjurmuar atë dhe po punojnë me operatorët e transportit lokal, si edhe kolegët në Policinë e Transportit Britanik, në përpjekje për ta gjurmuar atë. Kushdo që e di se ku është Ireni ose që ka ndonjë informacion që do t’i ndihmojë oficerët në gjetjen e tij, mund të telefonojnë zyrën e policisë në Paisley në numrin 101. Ju lutemi citoni numrin e referencës 1030 të 7 korrikut 2020 kur të telefononi”, tha Brysoni.