16:19 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zhegrova fshin të gjithë postimet në Instagram, përveç dy

Edon Zhegrova ka filluar të shfaqë shenja të pjekurisë. Futbollisti i Baselit ishte akuzuar nga tifozët për lidhjet të ‘çmendur’ me rrjetet sociale përkatësisht Instagramin.

Megjithatë, në fundjavë Zhegrova ka marrë një vendim të çuditshëm për t’i fshirë qindra postime në profilin e tij në Instagram, shkruan Indeksonline.

Ai ka lënë vetëm një fotografi me motrën e tij Valzën dhe një video ku shënon gol me Baselin.

Ndryshe, në ndeshjen e fundit kundër Xamaxit, 21 vjeçari u zgjodh lojtari i ndeshjes, duke asistuar për golin e sulmuesit Kemal Ademi.

/Indeksonline/