20:15 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zhegrova tregohet i madh, i bën surprizë tifozës me nevoja të veçanta

Edon Zhegrova është rikthyer në Kosovë për pushime verore.

As pandemia COVID-19 nuk e ka ndalur futbollistin e Kosovës të vie në vendlindjen e prindërve për pushime.

Me të ardhur në Kosovë, ylli i Genkut ia ka bërë një befasi një tifoze së tij.

Image


Ai e ka takuar Arditën, një tifoze e flaktë e tij, e cila është me aftësi të kufizuara.

Image


“Surprizë për Arditën”, ka shkruar Zhegrova në “Instagram”.

Ndryshe, pas largimit nga Baseli, Zhegrova është rikthyer te klubi elitar belg, Genk.

Image