12:51 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vdes komediani i njohur amerikan, Ken Berry

Në moshën 85 vjeçare ka ndërruar jetë aktori i njohur, Ken Berry.

Berry numëron dhjetëra role të njohura kryesisht në komeditë televizive amerikane si “Mama’s Family” dhe “F Troop”.


Aktori vdiq të shtunën që lamë pas, gjatë trajtimit në një spital në Kaliforni.

Ish-bashkëshortja e Berry-t ka shprehur dhimbjen e saj për humbjebn e aktorit.


“Ndjej respekt, dashuri dhe mirënjohje për miqtë dhe adhuruesit e Kenit gjatë këtyre 26 viteve të fundit. Ai na solli aq shumë të qeshura, kujdes dhe devotshmëri”, u shpreh ajo.

Ndryshe aktori do të varroset të mërkurën në Los Angeles./Indeksonline/