12:29 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zhvillimet e fundit në Serbi, Vuçiq paralajmëron zgjedhje të parakohshme parlamentare

Pas zhvillimeve të fundit në Serbi, duket se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po bën gati vendin që të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Vuçiq është mbledhur mbrëmë me përfaqësuesit e lartë të shtetit, duke thënë se menjëherë pas zgjedhjeve që do të mbahen në Luçan, të thirren edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në gjithë Serbinë.

Ai thuhet të ketë dhënë urdhër që të gjitha partitë të fillojnë përgatitjen për mundësinë e zgjedhjeve, raporton Republika,transmeton Indeksonline.

Ndryshe u tha se shumica e pjesëmarrësve në takimin e mbrëmshëm kanë mbështetur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme dhe pritet që vendimi përfundimtare  të bëheti ditur javën e ardhshme.

Në orët e vona të së shtunës në Serbi u mbajt një protestë e madhe me afro 50 mijë qytetarë të pranishëm, të cilët kërkuan dorëheqjen e Vuçiq-it. Por pas kësaj, presidenti serb ka deklaruar se nuk do të tolerojë presionin e askujt.

“Nuk do të toleroje presion dhe shantazh ngarruga, dhe sidomos jo në një  gjendje të tillë në të cilën është populli serb në Kosovë. Nuk do të lejojë që hajdutët dhe tradhtarët të kthejnë vendin përsëri në vitin 2000 dhe përsëri të shkatërrojnë gjithçka që është ndërtuar me shumë dhimbje”, ka thënëVuçiq./Indekso