12:43 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Zhvillimet në vend, mblidhen krerët e shtetit (Foto)

Krerët e shtetit janë mbledhur në një lokal jashtë Prishtinës për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, raporton Indeksonline.

Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, zv/kryeministri Behgjet Pacolli dhe zv/kryeministri Fatmir Limaj, janë parë duke hyrë në një restorant në periferi të Prishtinës.

Arsyeja e këtij takimi është situata e krijuar ditëve të fundit që prek sektorin e sigurisë.

I vetmi që ka folur shkurt para këtij takimi të jashtëzakonshëm është Limaj i cili ka thënë se ajo çka ka ndodhur është turp për vendin./Indeksonline/