13:51 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zhvillimet në VV, pas pak vendimi nga mbledhja e Kryesisë (Video/foto)

Indeksonline orë më parë ka raportuar se Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sot mbledhje të përgjithshme në ora 14:00.

Tashmë mbledhja është duke u zhvilluar në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që mbledhja e kryesisë po mbahet, ku temë e diskutimit është përplasja e ditëve të fundit në mes zyrtarëve të kësaj partie, pas publikimit të një komunikimi të brendshëm të anëtarëve të VV-së, ku nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti fyen themeluesin e VV-së, Albin Kurti./Indeksonline/