12:12 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zhvillohet panairi ndërkombëtar i biçikletave në Gjermani

​Qindra biçikleta me dizajne interesante në panairin më prestigjioz të biçikletave në botë, “Eurobike”, mbledh mijëra vizitorë në Gjermani.

Panairi u organizua në qytetin Fridrihshafen të shtetit gjerman Baden-Wuerttemberg mes datave 4 dhe 7 shtator.

“Eurobike” është një panair ndërkombëtar i biçikletave dhe organizohet çdo vit në javën e parë të muajit shtator që nga viti 1991.