16:56 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zhvillohet takimi Ramush Haradinaj-Dushko Markoviq (Foto)

Po zhvillohet takimi në mes kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj si dhe kryeministrit malazez, Dushko Markoviq. Në takim të pranishëm janë edhe tre zv/kryeministrat e vendit dhe zyrtarë të tjerë të dy qeverive.

Në agjendën e kryeministri të Malit të Zi parashihet që dy kryeministrat të kenë një konferencë për media rreth orës 18:00, raporton Indeksonline.

Pritet që përgjatë këtyre takimeve të diskutohet edhe rreth çështjes së Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi./Indeksonline/