15:41 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Zi e më zi, i ndodhi edhe kjo Liverpoolit

Nuk kanë të ndalur lajmet e ‘zeza’ për Liverpoolin. Pak orë më parë skuadra e Klopp është njoftuar se Alison Becker ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Federata Egjiptiane ka njoftuar poashtu se Salah ka dalur pozitiv edhe në testin e sotëm dhe se do të vazhdojë të jetë i izoluar.

Kur Klopp po bëhej gati të llogariste në lojtarët e ri pas lëndimeve të shumta në mbrojtje, talenti anglez, Rhya Williams është emri i fundit në mesin e të lënduarve.

Qendërmbrojtësi të cilin Klopp sivjet e aktivizoi në disa ndeshje është detyruar të braktisë përfaqësuesen U11 të Anglisë pas një lëndimi të pësuar dje.

Aktualisht Klopp në skuadër ka vetëm një mbrojtës të gatshëm për lojë, Joel Matip./Indeksonline/