75 Mall Live Search
10:52 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Zi e terr” për Wilsheren, humbet sezonin

Jack Wilshere, përfundimisht do të mungojë në periudhën e Krishtlindjeve pas një lëndimi në kyçin e këmbës dhe West Hami është i shqetësuar se prurja e verës së kaluar mund ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Vdekja, taksat dhe lëndimet e Wilsheres duket se janë tri gjërat e vetme në jetë që të gjithë mund të garantojnë për to. Sipas Transfermarket, mesfushori i West Hamit i ka humbur 169 ndeshje në karrierën e tij shkaku i lëndimeve, afërsisht 4 sezone e gjysmë në Premier League.

Në të shumtën e kësaj kohe, Wilshere ishte futbollist i Arsenalit, dhe përfundimisht, në sezonin e kaluar, vendosi të largohej nga skuadra, të cilën ai e mbështeti që nga fëmijëria.

Pasi Unai Emery s’mundi t’i garantojë minutazh në formacionin bazë, mesfushori anglez u largua drejt West Hamit, por lëndimet janë duke e ndjekur atë edhe në këtë skuadër, ku ai ka luajtur 339 minuta, rreth pesë ndeshje në Premier League, transmeton IndeksOnline.

Edhe një herë, tani, 26-vjeçari është jashtë shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës. Siç shkruan Mirror, mesfushori pritet të mungojë deri në pesë javë, duke i humbur ”periudhat festive” dhe fillimin e vitit, 2019.

Por, disa zëra sygjerojnë se nëse mungesa e tij pesë-javore nuk funksionon, atëherë Wilshere mund të detyrohet t’i nënshtrohet një operimi, i cili do t’ja humbaste sezonin.

Wilshere's start at West Ham has already stalled. Image: PA Images

Padyshim, operimi do të ishte ”goditje e rëndë” për Wilshere dhe ”Çekanët”, pavarsisht se janë në formë të shkëlqyer së fundmi.

Klubi londinez, aktualisht nuk ka në dispozicion dy lojtarët më kreativ të skuadrës – Manuel Lanzini, i cili pritet të mungojë deri në verë pas një lëndimi para fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi.

Ndërsa, prurja e verës, Andriy Yarmalenko ishte lënduar në tetor, dhe pritet ta humbasë pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Pavarsisht problemeve me lëndimi, Manuel Pellegrini e ka drejtuar skuadrëmn e tij drejt mesit të tabelës pas formës së mirë kohëve të fundit.

”Çekanët” mposhtën edhe Manchester Unitedin, 3-1 më herët këtë sezon, dhe që prej humbjes, 4-0 nga Manchester City, ata i kanë fituar katër ndeshje radhazi për t’u renditur në vendin e nëntë në tabelë.

Por, fitorja e tyre më e madhe do të ishte nëse Wilshere nuk bëhet për operim./IndeksOnline/