19:06 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Zi në futbollin botëror, vdes ish-futbollisti i Premierligës (Foto)

Ka ndërruar jetë në moshën 29 vjeçare ish-mbrojtësi i Wigan Athletic, Juan Carlo Garcia, shkruan indeksonline.

Garcia humbi betejën me sëmundjen e leukemisë me të cilën u diagnostifikua në vitin 2015 kur ishte pjesë e Tenerifes.

Wigan përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur lajmin, duke thënë se do të mbajë një minut heshtje në ndeshjen kundër Peterborough. /IndeksOnline/