14:40 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Qëllohet për vdekje, portieri ndërron jetë në moshën 27-vjeçare

Portieri i Hondurasit, Oscar Sein Munguia Zelaya ka vdekur në moshën 27-vjeçare pasi u qëllua për vdekje jashtë një kafeneje në mëngjesin e djeshëm.

Klubi i tij, Club Deportivo Vida, e ka konfirmuar në Twitter vdekjen e portierit në fjalë.

”Ne ndjejmë keqardhje për vdekjen e portierit tonë, Oscar Munguia, i cili vdiq tragjikisht në orët e para të mëngjesit të së dielës”.

”Ngushëllimet tona për të afërmit e tij’, thuhet në njoftim, transmeton IndeksOnline.

Agjensia e lajmeve të Hondurasit, Hoy Mismi raportoi se ai dhe një mik i tij janë qëlluar për vdekje jashtë një kafeneje pas një zënke.

Personi që ka shtënë në drejtim të tyre nuk është identifikuar ende, teksa ai është larguar me një motoçikletë./IndeksOnline/